Te dashur miq
Ditën e Martë, më date 21, ora 17.00, në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik do të organizohet një aktivitet mbi dosjen e Musine Kokalarit. Ky aktivitet do te zhvillohet ne kuadrin e “Ditëve të Kujtesës” dhe organizohet nga Instituti për Demokraci, Media & Kulturë (IDMC), Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), Instituti Musine Kokalari, së bashku me Biblioteken Kombëtare dhe Muzeun Historik Kombëtar. Do të lexohen dhe recitohen aty, disa pjesë nga kjo dosje ku tregohet persekutimi dhe qëndresa e saj e pazakontë.
Ju mirëpresim!!