Nxënësit e klasës së VI C dhe D të shkollës 9-vjeçare “Jeronim de Rada” në kryeqytet së bashku me mësueset e tyre Znj. Bruna Cerraga dhe Znj. Zoje Kasmi, morën pjesë në aktivitetin e organizuar të Enjten më datë 8 në bibliotekën “Musine Kokalari”. Ky aktivitet pati pjesëmarrjen e Znj. Persida Asllani Drejtore e Bibliotekës Kombëtare, dhe autore e librit për fëmijë “Më quajnë Musine Kokalari”, Znj. Genta Sula Drejtore e Autoritetit për Hapjen e Dosjve si dhe mbesa e Musine Kokalarit Znj. Karolina Halimi Kokalari.