12 Nentor 1944. Kjo eshte data e cila ndan me dysh historine e familjes time. Kjo eshte data e vrasjes se gjyshit tim Vesimit dhe vellait te tij Muntazit. Pas kesaj date, gjerat dhe ngjarjet do te rrokulliseshin ne menyre te pakthyeshme per kete familje te bukur. Asgje nuk do te ishte me si me pare. Gjyshja fliste e tregonte shume shpesh per te gjithe, po sidomos per gjyshin tim, te cilin do te kisha dashur shume ta njihja. Tregimet e saj ndaheshin ne 2 kohe: para ose pas tragjedise, pra para ose pas dates 12 nentor 1944.



Pasi i vrane pa gjyq e pa shkak dy vellezrit, pasi i burgosen e internuan Musinene, pasi vdiqen nga hidherimi prinderit, pasi i ndane ne menyre te dhunshme e te pakthyeshme, ata prehen tashme serish, sebashku, ne nje qoshe cuditerisht te qete te varrezave te Tufines. Jane aty prane njeri tjetrit Aneja, Babai (stergjysherit e mi) dhe tre nga femijet e tyre: Vesimi, Muntazi dhe Musineja.

Si cdo vit ne kete date, une shkoj e i pershendes ne varreza ata te gjithe. Vajtja atje per mua nuk eshte thjesht nje vizite ne varreza, po nje takim me njerezit e mi. Me duket sikur i kam njohur te gjithe, megjithese shumica e tyre kane vdekur para se te lindja une.

Kur i shikoj keshtu te gjithe bashke mendoj qe edhe shpirtrat e tyre te paster e te bukur jane prane e prane, diku.



Kushedi sa shume ju kishte marre malli per njeri tjetrin, kushedi sa gjate jeni perqafuar, kushedi sa shume gjera keni pasur per te treguar…

Largohem duke perkedhelur fotografite e tyre, duke puthur e falenderuar gjyshin tim, me premtimin qe do te vij ti shoh perseri.

Linda Kokalari