Përktheu Eugjen Merlika
Mё 4 dhjetor 2017, nё Universitetin “Sapienza” (“Dija”) tё Romёs u zhvillua njё ditё studimesh, kushtuar Musine Kokalarit (1917 –
1983), shkrimtare, poete, aktiviste shqiptare e Nёntёqindit, qё prej vitit 2007 e nderuar me dekoratёn mё tё lartё qytetare tё Nderi i Kombit : njё rehabilitim politik dhe njё rivlerёsim letrar qё dёmshpёrblejnё vonё historinё dramatike tё njё vajze – uragan, e ndjeshme pёr çёshtjen e sapolindur femёrore, e zotuar politikisht nё kёrkimin e njё rruge demokratike, kundёrshtare e çfarёdo diktature, e dёnuar pёr kёtё nga regjimi komunist me burgim e izolim tё detyruar qё nga viti 1946 deri nё çastin e vdekjes sё saj tragjike.
Dita e studimeve filloi me paraqitjen e njё libri tё bukur, tё nxjerrё nga shtёpia botuese Viella, nёn kujdesin e Simonetta Ceglia-s dhe Mauro Geraci-t, “Jeta ime universitare. Kujtime tё njё shkrimtareje shqiptare nё Romёn fashiste (1937 – 1941). Njё vёllim i mirёpritur nё mёnyrё kuptimplote nga seria e çmuar “Kujtesa e rikthyer. Burime pёr historinё e grave”, e drejtuar nga Marina Caffiero dhe Manola Ida Venzo, e menduar si njё detyrim stinёs rinore tё Musine Kokalarit qё, gjatё viteve universitare tё kaluara pranё Fakultetit tё Letёrsisё sё “Sapienza”-s, mbajti njё ditar nё gjuhёn italiane nё tё cilin pёrshkroi ditё mbas dite aventurёn e saj romane.
Me njё parathёnie tё saktё e plot pasion tё vёllimit Mauro Geraci (profesor i jashtёm i Antropologjisё kulturore nё Universitetin e Mesinёs), na shoqёron pёr dore nё grumbullimin sistematik tё pёrshtypjeve, lёvizjeve historike e kulturore, turbullirave jetёsore, intuitave pёruruese politike qё studentja e re dhe e shkёlqyer zbulon gjatё qёndrimit roman nёpёrmjet njё ushtrimi tё vazhdueshёm antropologjik tё dёgjimit, tё vёzhgimit, tё tёrheqjes kritike. Nga ana e saj Simonetta Ceglie (historiane dhe arkiviste pranё Arkivit tё Shtetit tё Romёs) na bёn tё hyjmё nё tekstin duke e quajtur historike vlerёn dёshmuese, duke rindёrtuar mjedisin universitar tё epokёs, duke na kthyer gjithё dokumentat qё pajisin redaktimin e dorёshkrimit (nga letёrkёmbimi vetiak me familiarёt, miqtё, tё njohurit nga fondi Kokalari, sot i dorёzuar pranё Arkivit qёndror tё Shtetit tё Tiranёs ; nga qёndrueshmёria origjinale e dorёshkrimit tek kriteret e zbatuara nё kopjimin dhe botimin e tij).
Libri na paraqitet si njё lloj rrugёtimi nё kthim tek topografitё simbolike rinore tё njё shkrimtareje tё gjithanёshme, tё zotuar herё nё prodhimin poetik vetiak (Kolla e vdekjes, 1937), herё nё pёrmbledhje poetike e tregimtare tё traditёs gojore tё bashkёsisё sё origjinёs (Rreth vatrёs ; …… Si ndryshon jeta, 1944), herё sё fundi nё njё shkrim luftarak e pёrvёlues, i botuar mbas vdekjes nё dy vёllime tё 2000 dhe 2004 (Si lindi Partia socialdemokrate. Artikuj, shёnime, esé, e kujtime dhe Antologjia e plagёve. Nёn terrorin komunist). Njё rrugёtim, ai i Jetёs sime universitare, qё i lejon lexuesit tё shtrijё kuptimin e kthimit – kthimi i Musinesё n’atdhe – nё kёrkim tё njё origjine, tё njё burimi identitar, tё njё peme gjenealogjike qё do tё pёrligjte dёshirёn pёr tё kthyer nё ndihmesё politike njё pёrvojё formuese tё pasur e tё gjithanёshme.
Pёrshkrimet e ditёve tё studimeve janё pёrvijuar nё kёtё perspektivё, si etapa tё mundёshme tё njё udhёtimi, tё njё takimi tё ndёrlikuar me rrugёt e unit tregues tё Musine Kokalarit, duke filluar nga pёrshёndetja hyrёse, prekёse dhe pёrsiatёse e Emanuela Prinzivalli-t, Drejtore e Departamentit tё “Historisё, Kulturave e Besimeve” qё ka nxitur dhe mbёshtetur nismёn. Jo mё pak tё sakta pёrsiatjet e referuesve Franco Altimari, Marina Caffiero, Ardian Ndreca, Anna Rosa Iraldo, Luigi Lombardi Satriani dhe tё vetё kujdestarёve Geraci e Ceglie. I pasur dhe i rrjedhshёm ka qenё projekti i punёs sё ripёrtёritjes botuese tё shkrimtares nё Shqipёri, i propozuar nga Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekёs Kombёtare tё Tiranёs. I dhimshёm dokumenti i dёrguar nga Visar Zhiti, poet e studjues shumё i vёmendshёm ndaj Musine Kokalarit ; jo mё pak nxitёs leximi i Rando Devoles, qё e ka zgjatur pёrvojёn e Musinesё deri nё atё tё grave tё Shqipёrisё bashkёkohore, me mёrgimet, traditat dhe modernizimin. Shumё prekёse, sё fundi, prania pjesёmarrёse dhe e plotё e familjes Kokalari, e pёrfaqёsuar zyrtarisht nga pёrshёndetja hapёse e stёrmbesёs Linda, qё ka mbёrritur nё Romё pёr tё ripёrshkuar kujtimet e Musinesё nё tё njёjtin skenar nё tё cilin janё zhvilluar, mbas mё shumё se shtatёdhjetё vitesh nga shkrimi i tyre.
Kёshtu teksti bёhet shkak pёrsiatёs pёr njё vёshtrim tё pёrbashkёt tё siglёs kritike dhe pёrbёrjes njerёzore tё Musine Kokalarit, Muzёs shqiptare tё rikthyer nё tё tashmen : qё nga ёndrra universitare nё vuajtjet e pёsuara nё vetminё e palejueshme tё njё gjёndjeje burgimi tё ashpёr e mё pas tё njё mёnjanimi, njё pёrjashtimi nga jeta shoqёrore nё atё fshat Rrёsheni, ku gjithsecili ishte i detyruar t’a injoronte nёn ndalimin absolut qё t’i thonte njё fjalё.
Duke shfrytёzuar tё mirёn e pozicionit tim strategjik (fjala ime ishte parashikuar pёr nё fund tё seancёs sё paradites) mendova menjёherё se mund t’i lejonja vetes njё shtesё lirie pёr njё lexim tё parapёlqyer tё librit dhe autores sё saj. Nё tё vёrtetё e kisha menduar qё nga leximi i faqeve tё para tё vёllimit qё u bё shkas pёr tubimin roman, nga tё parat konsiderata hyrёse, si njё nderim pёr pёrgatitёsin pёr shtyp qё i kishte kushtuar heshtjes njё monografi tё pёrsosur antropologjike, ende aktuale (Geraci 2002), por edhe si njё strategji tё pazakontё dёgjimi tё njё historie jete tё njё “vajze – uragan”, qё rridhte drejt njё fundi tё papranueshёm, aq mё shumё tё dhimshёm sa mё shumё tё nёnёshtruar poshtёrimit tё heshtjes.
Musine Kokalari dhe heshtja e zbuluar m’u duk titulli mё i pёrshtatёshёm pёr tё pёrmbledhur nё njё metaforё tё vlefshme si dashurinё interpretuese me tё cilёn Mauro Geraci e ka mbёshtjellё qё nё faqet e para tё parathёnies sё tij, po ashtu edhe rrugёn e pёrherёshme tё fatit tё njё gruaje qё sillte ndёr mёnd tё tjera gra, tё tjera trupa, tё tjera histori, tё tjera mungesa. E nёse ёshtё e vёrtetё – siç kujtonte Calvino nё tregimin e mrekullueshёm Njё mbret nё dёgjim (Calvino 2011) – se pёr çdo trup ka njё fillim, pёr çdo zё njё prani, asnjёherё mё shumё se nё kёtё rast zёri i Musinesё kthehet nё njё prani historike duke thurur (me njё veprimtari tё kushtuar dijeve mё tё larta tё njё modeli femёror tё zanafillёs sё herёshme) retorikat e njё heshtjeje tё ngjeshur me kuptim.
Do tё pёrpiqem tё jap, edhe nё kёtё seli, heshtjen e Musinesё nё kuptimin e saj antropologjik, duke depёrtuar nё siglёn e saj semantike, nё andrallat e njё zёri me ndёrprerje, nё pёrvojat e qeta tё kundrimit tё jetёs sё njё studenteje tё ngarkuar me shpresa, nё vetёizolimin e dhimshёm tё njё luftёtareje tё guximёshme, nё mospajtimet e papranueshme tё njё historie pa zё.
Do tё mundohem tё kujtoj mbi tё gjitha fuqinё kritike tё njё izolimi nё rritje, tё njё heshtjeje qё kthehet nё ligjёrim, nёse ёshtё e vёrtetё ajo qё kujton vetё nёna e Musinesё, e cila duke i qёndruar pranё nё stinёn e gjatё tё internimit politik, kuptoi mirё jehonat e memecёrisё sё saj tё detyruar nё pёrdorimin politik si njё sfidё, armё mbrojtjeje kundrejt provokimeve tё vazhdueshme, mbikqyrjeve, marrjeve nё pyetje dhe shpagimeve politike.
Njё heshtje kёmbёngulёse edhe e stёrholluar ajo e Musinesё, qё duhet kuptuar edhe si mjet pёrgjigjeje ndaj “asgjёsё shoqёrore” tё detyruar nga shёrbimet e fshehta, si njё solipsizёm i njё autori tё hekurt e tё çakёrdisur. Heshtja e njё martireje, do tё thoshim, qё pёrballon me krenari e dinjitet gjymtimin e njё trupi e tё njё mendimi. Heshtje e pёrsёritur dhe e ftohtё ajo e institucioneve (mё parё politike, mё pas shёndetёsore), pёrballё kёrkesave tё besuara shkrimeve drithёronjёse tё njё Musineje tё sёmurё pёr vdekje, tё goditur nё gji, tё goditur nё zemёr, trupi i sё cilёs – njё pasqyrё tingёlluese e njё vetmie tё prerё – kёrkon dinjitet dёgjimi.
Por rrugёtimi nё heshtje i Musine Kokalarit fillon herёt, mё parё se burgosja e saj politike, shumё mё parё se sa zёri i saj tё mbytet nga tmerri i njё regjimi. Fillon nё shenjёn e njё pedagogjie femёrishte, ndoshta tё pёrfshirё nё lidhjen familiare e shoqёrore tё pёrkatёsisё. Shёmbull i njё harmonie dhe urtёsie qё fitohen me kohё, nё vitin e parё tё studimeve universitare, heshtja ёshtё pasoja e njё farё vёshtirёsie gjuhёsre dhe tё njё vetёdijёsimi tё ri : gjuha italishte, e mёsuar nё vitet e formimit shkollor nё Shqipёri, kёrkon njё rilindje qё inkurajon njё stinё tё njё inkubacioni tё heshtur. “Muajt e parё nuk hapnja gojё”, kujton nё autobiografinё e saj, duke vёnё nё dukje se si gjёndja e saj e vёshtirё ndahej edhe me shoqe tё shkollёs qё vinin nga “vёnde tё tjera italiane”, e mateshin pёr herё tё parё, si ajo, me njё gjuhё letrare aq tё ndryshme nga ajo e folura nё sferёn shtёpiake dhe e dorёzuar sё folmes sё shifruar tё ndjenjave. Heshtja e detyruar e muajve tё parё gjen shpёrblim nё vajin çlirues tё orёve tё natёs dhe nё njё botё ёndёrrash, tё shёndetёshme qё nxit zgjimin drejt njё jete tё re. Duke pёrshkuar me mendim mbrapa skenarёt qytetarё, rrugёt e gjalla, ngazёllimin e njё tregu, Musineja nuk mungon tё rrёfejё bezdinё e zhurmёs qytetare, mospajtimin me zёrat dhe turmat, kur me trupin e saj tё hajthёm ajo kalon nё majё tё gishtave shqetёsimin.
Pёrsёri heshtjes i dorёzon peshёn e njё trupi qё rifiton “me hapa tё mёdha” prani dhe emocione nё kundrimin e njё refleksi tё ujit tё lumit nё brigjet e Teveres, tё njё varri etrusk, tё njё Koloseu “tё zhytur nё njё heshtje tё thellё”, nё njё mёndje me vizitorёt tё kthyer nё memecё nga mrekullitё e historisё.
Heshtjes sё saj i bёjnё jehonё tё tjera zёra femёrorё, tё vjedhur gjatё njё qёndrimi tё shkurtёr mbi njё stol tё lagjes nomentane : ankimet e dy kamariereve nё drejtim tё zonjave tё rrepta ose lёvdatave nё adresё tё tё vegjёlve tё tyre nga dy nёna tё reja : llafe , shkruan Musineja, tё mbrujtura simbas shkallёs sё kulturёs ose tё gjёndjes shoqёrore, zёra qё ndjellin gёnjeshtra tё pa tё keq, por tё cilave “ёshtё mёkat tё mos i besosh”, sepse mishёrojnё jehona tё dёgjuara historish femёrore qё ushqehen me skenarё tё thjeshtё vetiakё tё njё sfere shtёpiake nё tё cilёn jeta rrjedh nё shenjёn e harmonisё gjinore, qё mё sё shumti ndёrpritet me dёgjimin e burrave.
Heshtje dhe cilёsi dёgjimi ushqejnё edhe udhёtimet e kthimit tё Musinesё nё Shqipёri : vera tё kaluara me shoqen e shkollёs, gjithmonё gazmore, nё kundёrshtim me natyrёn e saj tё heshtur ; çaste soditёse pёrballё njё peisazhi detar, ditё tё kaluara “vetёm duke dёgjuar”, pёr tё mbledhur rrёfenjat, kёngёt, zakonet popullore tё Gjirokastrёs, vёndi i banimit, tё kumtuara asaj si njё dhuratё nga gra tё rritura, nёna e gjyshe, tё befasuara pёrballё njё interesimi kaq tё pazakontё pёr botёn e tyre.
Njё heshtje melankolike shoqёron Musinenё studente gjatё kthimeve nё Romё, kur vjeshta e zhvesh natyrёn, n’ata çaste vetmie nё tё cilёt mendimi, pёr arsye tё pakuptueshme e tё pashprehёshme i lё rrugё tё lirё njё humori shurdh e tё mbyllur. Duke bёrё levё mbi heshtjen ajo pёrballon detyrёn e ndihmёs nё spital, nё fillim kundrejt njё tё afёrmi tё ri shqiptar, i sёmurё me tuberkuloz e i shtruar nё Romё, qё ditё mbas dite do t’a shohё tё shuhet pa derdhur asnjё pikё loti ; mё pas kundrejt njё nipi tё vogёl, i detyruar tё qёndrojё i shtruar me muaj e tё pёsojё disa ndёrhyrje korigjuese pёr njё ndrydhje tё lindur tё kёrdhokllёs : “ nuk flisnja pothuajse kurrё dhe shoqja mё linte tё qёndroja”. Nё verёn e gjatё romane, kushtuar kurave tё nipit dhe zgjedhjes sё argumentit pёr tezёn e diplomёs, heshtja do tё ishte shoqja e pushimit te mbasditёs nё njё qoshe tё qetё tё Veranos, nёn qiparisёt e heshtur qё i kujtonin fёmijёrinё nё tё cilёn e ndrojtur dhe e heshtur, nё dimrat e ashpёr tё vendit tё saj ajo dёgjonte fishkёllimёn e mprehtё tё majave tё hazdisura tё erёs.
Nё shenjёn e njё heshtjeje tё çorientuar Musineja priti edhe dashurinё e njё djali tё ri, emri i tё cilit nuk do tё zbulohet kurrё ; njё koleg studimesh qё nё fillim fiton respektin e saj, me tё cilin shkon me njё shpirt miqёsor e qё sё fundi kthehet nё njё ndjenjё dashurie e cila i nuk sjell qetёsi por njё luftё tё thellё nё brёndёsinё e saj. Kёshtu, ndёrsa djali ankohet pёr heshtjen e saj tё cilёn e merr pёr njё shenjё mangёsie ndjenjash, Musineja pyet veten nёse njё lidhje shumё e ngushtё do tё rrezikonte tё vinte nё dyshim pasurinё e saj tё patjetёrsueshme, lirinё. Nё fund tё historisё sё ndrydhur e tё brejtur nga gjёra tё vogla tё pёrditёshme, Musineja vjen nё pёrfundimin se nёse dashuria ёshtё e bukur “mё e bukur akoma ёshtё liria e shpirtit, kur ai nuk ёshtё i burgosur nё njё mendim tё vetёm qё thith gjithshka, por qё endet si njё gjё e egёr [….] Njeriu ёshtё lindur pёr tё jetuar vetёm.” (Kokalari, 2017, 185).
Nё stinёt e fundit romane ditёt kalojnё mes zotimesh, pritjesh e mallit pёr t’ardhmen : megjithёse ngjarjet historike t’atyre viteve frymёzojnё njё vёshtrim zhgёnjimi, kthimi nё Shqipёri ёshtё pёr tё njё kthim nё “vendin e brёndshёm”, thirrja e tё cilit i duket Musinesё si i fundmi veprim i detyrueshёm, nё fund tё njё pёrvoje sendёrtuese tё drejtuar nё shenjёn e asaj rreptёsie etike e cila do tё kthejё Muzёnapo Tacitёn e rinisё sё parё nё njё disidente intelektuale tё papajtueshme. Nё katёr vitet qё kalojnё nga kthimi nё atdhe e deri tek arrestimi, gjykimi i shpejtё e dёnimi, zёri i saj dёgjohet i fuqishёm dhe i qartё : do tё jetё Zёri i lirisё, si organi i informacionit tё partisё tё sapolindur socialdemokrate dhe si zё i padisё sё mjerimit tё shoqёrisё fshatare, tё dallimeve politike, tё rreziqeve tё njё populizmi komunist pёr tё cilin ajo shpejt kupton fuqinё shkatёrruese e tё dhunёshme. Do tё jetё zёri qё kёrkon votime demokratike, qё i bёn thirrje pёrfaqёsive diplomatike tё Vendeve perёndimore, qё ndihet nё tё gjithё fuqinё e tij shpёrthyese nga Shteti komunist.
Ёshtё njё zё nё heshtje apo njё zё i heshtjes sё zbuluar qё infekton dhe dёnon nё mёnyrё tё prerё. Cilitdo, qё nё vitet tepёr tё ashpra tё burgimit, mundohet t’i nxjerrё rrёfime, pendime apo tёrheqje Musineja i pёrgjigjet me njё parimёsi qё do t’i kushtojё heshtjen pёr gjithё jetёn.
Si njё shtojzovalle mali, si zana Eko, zonja e vetmisё sё maleve, si tregimi mitik i njё zёri depёrtues, Musineja do tё bёhet e njёjtё me vetminё e tё vetmit tё dashur tё saj : njё popull i munduar dhe i dёnuar nga regjimi i ndyrё me heshtjen politike, me shmangien zanore, me tretjen melankolike. Por nёse ёshtё e vёrtetё se nuk mund tё pёrfytyrohet heshtja pa bashkёthurjen e tё folurit, heshtja e Musinesё meriton sot nё njё formё tё re njё dёmshpёrblim historik. Duhet lёruar fusha semantike, ёshtё e nevojshme tё kthehet nё polifoninё e saj historike dhe poetike.
Mbi shkrimet dhe trashёgiminё etike, politike, antropologjike tё Musine Kokalarit do tё flitet ende shumё. Pёr heshtjen e saj nё kujtimet rinore mbetet njё gjurmё kuptimplotё qё na thёrret nё njё mёnyrё tё re dёgjimi e qё ёshtё e mbyllur nё shenjat e pashlyera tё trupit tё saj tё raskapitur, nё telin e ndryshkur tё dёnimit, edhe mbas vdekjes, nё rrugёn e kryqit tё zgjedhёs, nё njё lidhje qё ysht frikёn pёr kthimin e tё vdekurvet. Mbas dy vitesh lutjesh tё paplotёsuara klinikёs onkologjike tё spitalit tё Tiranёs Musineja u la tё vdiste nga tumori nё gji. Edhe e vdekur vazhdoi tё pёrfaqёsojё njё armike tё rrezikёshme dhe trupi i saj u vu tё heshtё nga njё lidhje e duarve. E zbuloi kёtё nipi i saj, Hektori, qё nё çastin e nxjerrjes sё eshtrave, nё janar 1991, mbasi i kishte nxjerrё ato pёr t’i pastruar nga balta, preku me dorё mbetjet e njё veprimi skajor tё pёrjashtimit, tё kryer ndoshta nga policёt e ngarkuar me kontrollin e pёrditshёm tё Musinesё, ende nё agoni. Varrimi tragjik dhe i thjeshtё i kryer tё nesёrmen e ndёrrimit jetё, duke sfiduar armiqёsinё e regjimit, pёrshkruhet nga njё mik, edhe ai ish i dёnuar politik, si njё veprim i shpёtimit tё vёshtirё tё trupit tё saj, nё tё kundёrt i paracaktuar tё zhdukej, siç bёhej me kufomat e disidentёve tё pushkatuar.
Mbas rivarrimit e duke filluar nga 1993 Musine Kokalari u rehabilitua nga historia shoqёrore e letrare e Shqipёrisё me titullin “Martire e Demokracisё”. Zёri i mungesёs, prania nё mungesё, Musine Kokalari kthehet sot tё flasё si pёrfytyrim i njё heshtjeje tё zbuluar. Dhe tё njё poshtёrimi qё meriton shpёrblim.
Referime bibliografike
Calvino Italo Njё mbret nё dёgjim, Nёn diellin e jaguarit, Mondadori Milano 2001 : 49 – 77
Geraci Mauro Heshtja e zbuluar. Shfaqje tё mungesёs nё poezinё popullore nё Siqili. Meltemi, Romё 2001
Kokalari Musine, Kolla e vdekjes, nё “Shtypi” (La Stampa), 56, 24 korrik 1937
-, Rreth vatrёs, Mesagjeritё shqiptare, Tiranё 1944
-, Sa u tunt jeta, Mesagjeritё shqiptare, Tiranё 1944
-, Si lindi Partia socialdemokrate. Artikuj, shkrime, ese dhe kujtime. Nёn kujdesin e P.S. Kokalari, Naim Frashёri, Tiranё 2000
-, Antologjia e plagёve. Nёn terrorin komunist nёn kujdesin e K.Katit, 2 vёllime, Qendra shqiptare e Rehabilitimit tё traumёs dhe torturёs, Tiranё 2004
-, Jeta ime universitare. Kujtime tё njё shkrimtareje shqiptare nё Romёn fashiste. (1937 – 1941) Nёn kujdesin e S. Ceglie dhe M. Geraci, Viella, Roma 2017
Laura Faranda, profesore e Antropologjisё kulturore nё Universitetin “Dija”(Sapienza) tё Romёs, gjatё rrugёtimeve tё kёrkimit tё saj studjon antropologjinё e botёs sё lashtё; antropologjia simbolike, me njё vёmёndje tё veçantё ndaj marrёdhёnieve mes trupit, identitetit tё gjinisё dhe gjuhёs sё emocioneve ; antropologjia e proçeseve mёrguese ; etnopsikiatria dhe psikiatria koloniale ; pakicat etniko – fetare dhe proçeset e ndёrmjetёsimit kulturor ndёrmjet Italisё dhe Tunizisё, nё tё tashmen e nё tё shkuarёn. Ёshtё autore e shumё botimeve. Ndёrmjet titujve mё tё vonё janё : Jo njё mё pak, Ditarё tё shkurtёr pёr njё antropologji tё ndёrmjetёsimit shkollor (2005) ; Udhёtime kthimi. Itinerarё antropologjikё nё Greqinё e lashtё (2009); Zonja e Blidёs. Suzanne Taleb dhe parandjenja e etnopsikiatrisё (2012) ; Jo mё nё jugё tё Lampeduzёs. Italianёt nё Tunizi ndёrmjet sё shkuarёs dhe tё sotmes (2016).