Më 11 Shkurt, 2017 u mbajt prezantimi i librit “ La mia vita universitaria: Memorie di una scrittrice Albanese nella Roma fascista (1937-1941)” (Jeta ime universitare: Kujtimet e një shkrimtareje Shqiptare në Romën fashiste) të autorëve Mauro Geraci and Simonetta Ceglie. Ky libër është një koleksion kujtimesh të Musine Kokalarit gjatë viteve të studimit të saj në universitetin “La Sapienza” në Romë. Të pranishëm në këtë event ishin Ministrja e Kulturës Znj. Mirela Kumbaro, Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër Znj. Zamira Rami, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit Musine Kokalari Znj Linda Kokalari, dhe autorët Z. Mauro Geraci dhe Znj. Simonetta Ceglie. Në fjalën e saj Ministrja e Kulturës theksoi angazhimin e Ministrisë së Kulturës në restaurimin e shtëpisë së Musine Kokalarit në Gjirokastër. Znj. Kumbaro vlerësoi gjithashtu rëndësinë e kontributit të familjes së Musine Kokalarit në të gjitha projektet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Ekspozita e veçantë e hapur në Librarinë Kombëtare, e cila prezanton pjesë nga dosja, shkrimet dhe objektet e Musinesë, do të udhëtojë në Gjirokastër në ditët në vazhdim. Ministrja e Kulturës shpalli gjithashtu marrjen përsipër të financimit të botimit të bibliografisë së Musinesë, të punimit të saj të doktoraturës që do të promovohet së pari në Gjirokastër, në universitetin Eqerem Çabej.

Fotot e marra nga faqja në Facebook e Istituto Italiano di Cultura a Tirana

https://www.facebook.com/iictirana/?hc_ref=SEARCH&fref=nf