Bashkia Mirditë përkujtoi 100 vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit. Më 9 Shkurt, 2017 kjo bashki organizoi një event në kujtim të figurës së Musine Kokalarit. Ne fillim të eventit bashkia zbuloi pllakatën e një nga rrugëve kryesore tashmë të emërtuar “Musine Kokalari”, në prani te qytetarëve, studiuesve, politikanëve dhe të afërmve të Musine Kokalarit. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Dedaj vlerësoi kontributin e disidentes Musine Kokalari. Eventi vazhdoi me performancat nga pjesë të shkrimeve të Musinesë nga studentë të shkollave të mesme të Rrëshenit. Përfaqesues të familjes dhe të Institutit Musine Kokalari përshëndetën dhe falenderuan Bashkinë dhe qytetarët e Mirditës për këtë vlerësim.

Foto të marra nga faqja e Bashkisë Mirditë

http://bashkiamirdite.gov.al/sq/rreshen-emertohet-rruga-musine-kokalari/