Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari” në Tiranë organizuan një aktivitet të veçantë në përkujtim të 100 vjetorit të lindjes së shkrimtares së parë dhe disidentes Musine Kokalari. Të pranishëm në këtë event ishin edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj, drejtori i shkollës Z. Besim Cengu, nxënës, prindër, mësues dhe përfaqësues të familjes së Musine Kokalarit si edhe të Institutit Musine Kokalari. Gjatë eventit nxënësit performuan pjesë nga puna e Musine Kokalarit në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së saj. Familja Kokalari dhe Instituti Musine Kokalari falenderojnë mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari” për iniciativën e tyre, eventin e shkëlqyer dhe performancën e mrekullueshme në kujtesë të Musine Kokalarit.
Foto te marra nga faqja në Facebook e shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”
https://www.facebook.com/www.musinekokalari2012