Më 21 Prill, në panairin e librit në Milano, u prezantua libri i Musine Kokalarit “Jeta ime universitare. Kujtime të një shkrimtareje Shqiptare në Romën fashiste (1937-1941)”. Ndër të tjera, ky event përfshiu dialogime dhe analiza nga Mimoza Hysa, Drejtore e Departamentit të Librit në Ministrinë e Kulturës së Shqipërise, Mauro Geraci, kurator i librit “Jeta ime universitare” dhe Ardian Ndreca, Lektor në Pontificia Università  Urbaniana në Romë. Gjithashtu ky event ishte një vijimësi e Konferencës Shkencore “Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe e qëndresës” të zhvilluar ne Tiranë dhe Prishtinë.